Vajza e madhe e Blendi Fevziut, Mishel, është e mrekullueshme, dhe të dy ata kanë një marrëdhënie mjaft të vecantë me njëri tjetrin. Por moderatori dhe gazetari I njohur nuk e ka fshehur faktin që të voglën e tij, Alis e ka pikë të dobët! Alis ka mbushur katër vjec së fundi dhe Blendi ndau me të gjithë përmes Instagramit një foto nga festa e saj ( mesa kuptuam, vogëlushja nuk ndryshon shumë nga moshataret e saj kur vjen fjala tek personazhet e preferuar, edhe fustanin e paska zgjedhur si mbretëresha e dëborës, Elsa)!!
“ Zyrtarisht 4“, ka shkruar Blendi në profilin e tij në rrjetin social, dhe urimet për Alis kanë vërshuar duke nisur nga ata të Rudina Magjistarit e Aurela Hoxhës! Atyre do tu shtohet tani edhe urimi ynë I përzemërt për vogëlushen!!!



















