KreuCelebrity

Richard Gere dhe Sylvester Stallone gati sa nuk qenkan rrahur me grushte për Dianën!!

Princesha Diana, sipas mikut të saj Elton John, kishte shumë ndikim mbi meshkujt.

Në librin e tij të kujtimeve, që do të dalë në treg së shpejti, “Me“, këngëtari I famshëm, kujton se një herë, në një festë, aktorët Richard Gere dhe Sylvester Stallone sa nuk u rrahën me grushte për Dianën! Legjenda e muzikës thotë se Richard gere dhe Diana dukeshin mjaft të rrëmbyer pas njëri tjetrit. Ajo asokohe ishte ndarë nga Charles-I, ndërsa Richard e kishte mbyllur lidhjen me Cindy Crawford. Por Stallon-es nuk po I pëlqente afrimiteti I tyre, thote John; ai duket kishte në plan t`I afrohej Dianës vetë dhe kjo po I prishte mbrëmjen.

Dy aktorët patën një debat në korridor, por të tjerët ndërhynë e I ndanë në kohë. Stallone qenka larguar më pas I mërzitur nga shtëpia, duke thënë: “ Po ta dija se princi i kaltër I dreqit do të ishte këtu, nuk do të vija fare“!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF