Mungesa e saj dy vjecare në ekran u ndje shumë nga fansat, por tani Marina Vjollca do të riklthehet në sezonin e ri të “Tv Klan“ me drejtimin e “Klanifornia Show”, një spektaklël që bën bashkë mjaft personazhe të njohur të showbizit. Përmes Instagramit, Marina tregoi se po përgatitet për show-n, dhe nepermjet një postimi në profilin e saj në këtë rrjet social, tregoi nje super veshje: një fustan jeshil të lehtë, me shpatullat e hapura dhe dy të carat ë thella në pjesën e poshtme, që ekspozojnë goxha këmbët në ecje.
KLANIFORNIA! Sonte, ora 21:00 ne Tv Klan? @rtvklan @klanifornia
Marina duket mjaft e kënaqur; është e qartë se mezi e ka pritur këtë moment! Dita e shtunë ndërkohë do ta vendosë atë përballë të motrës, Luanës dhe emisionit të saj “Shiko Kush Luan” në “Top Channel”.



















