Për ata që e kanë ndjekur apo edhe vazhdojnë ta ndjekin televizionin italian, me siguri e njohin mirë programin “Uomini e Donne”, ku një vajzë apo një djalë qëndron në ‘fron’ dhe pret teksa dhjetra djem e vajza vijnë për t’i joshur apo bërë për vete.
Duket se një rubrikë e ngjashme do të vijë këtë të dielë në ekranin e Top Channel, dhe në versionin shqip autorët e kanë quajtur “Përputhen”.
Edhe në “Përputhen” do të ketë një opinionist e ai do të jetë Olti Curri, i cili rikthehet në ekranin e Top Channel pas disa vitesh mungesë.
Në “Përputhen” tashmë janë zgjedhur dy vajzat që do të qëndrojnë në ‘fron’ të cilat do të njihen me djem të ndryshëm konkurrentë dhe në fund të sezonit do të përzgjedhin edhe mashkullin e tyre ideal.
Se si do të jetë përshtatur “Uomini e Donne” në versionin shqip, mbetet për ta parë sot në orën 15:30 në Top Channel.



















