KreuCelebrity

Eduarti shpreh hapur dashurinë për Arbanën në premierën e filmit të tij: “ Gjëja më e mirë që kam“!

Filmi “ Gjyshja“i Eduart Grishaj pati sot premierën në kinema. Kjo është një arritje e madhe për regjizorin e ri, I cili përmes një fjalimi plot emocione tregoi sesi kishte arritur ta përshtase në ekranin e madh një histori shqiptare, e I bëri një dedikim të ndjerë profesorit të tij, Gjergj Xhuvani, qe u nda nga jeta pak kohë më parë.

“ Profesori më thoshte; “Edi mos shko shumë larg për të kërkuar një histori për filmin tënd sepse çdo njeri e ka nga një histori dhe dramë brenda shtëpisë së tij, e çdo regjisor që ka ambicie për t’u bërë i madh mund ta kthejë atë në film“, është shprehur Eduarti. Më tej ndërkohë, ai pati një falenderim dhe dedikim të vecantë për Arbanën, si një nga njerëzit që sic tha, e udhëheqin drejt gjërave të mira. “Nëse unë kam një gjë të mirë, ajo është Arbana Osmani”, u shpreh regjizori.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF