Kasti i “Maleficent: Mistress of Evil“ zbriti në tapetin e kuq të Teatrit El Capitan në Los Angeles për premierën e filmit të tyre të ri. Angelina Jolie interpreton aty Maleficent, një zanë e hidhëruar ish-mbretëresha e Moors. Elle Fanning vjen sërish si Aurora, ndërsa Michelle Pfeiffer dhe Chiwetel Ejiofor iu bashkuan kastit të aktorëve si Mbretëresha Ingrith dhe Conall. Angelina ishte veshur me një fustan të zi të lëshuar, që linte zbuluar njërën shpatull.
Michelle Pfeifer ndërkohë kishte zgjedhur një fustan shumë më klasik, të gjatë në ngjyrë të kuqe kombinuar me një rrip të madh vjollcë në mes.
Interesante ishin dhe veshjet e aktoreve të tjera, por këto të dyja spikatën mbi të gjitha!



















