Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja Ariana u bënë prindër për herë të katërt më 26 shtator, teksa familjes ju shtua vogëlushja Ana.
Ndonëse vetëm 10 ditë nga lindja, duket se mami Ariana i ka nisur që tani xhirot me karrocë, dhe shëtitjen e paradites së sotme bashkëshortja e këngëtarit e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
E veshur me pantallona lëkure, atlete e një triko të bardhë, na u desh të fërkonim mirë sytë për të parë format perfekte fizike të 33 vjeçares Fejzullahu.
Duket se Ariana i ka humbur menjëherë kilogramët e marra nga shtatzënia, dhe tani 10 ditë pas sjelljes në jetë të vazjës, mami i katër fëmijëve ekspozon krenare trupin e saj.



















