Libri autobiografik i Demi Moore, Inside Out, është një rrëfim fare pa doreza I aktorës së famshme hollivudiane dhe jetës së vështirë të saj. Aty, Demi ka treguar plot gjëra tronditëse, por ndoshta më e forta prej tyre ishte ajo e përdhunimit në moshën 15 vjecare, kur e ëma “ e shiti“ për 500 dollarë tek nëj burrë që e priste në shtëpi.
Ai kishte celësin e apartamentit, dhe ndërsa e përdhunonte, e kishte pyetur: “ Si ndihesh kur e di që të shitën për 500 dollarë“?
Ylli hollivudian tregon se personi në fjalë është padroni I një klubi në Los Angeles – një mik I familjes, I quajtur Basil Doumas, me origjinë greke, të cilin e thërrisnin edhe Val Dumas. Ai ndërroi jetë në vitin 1997, në moshën 68 vjecare!



















