Së shpejti ata do të jenë tetë!
Aktori i famshëm James Van Der Beek dhe bashkëshortja Kimberly Van Der Beek nëpërmjet një postimi në Instagram kanë dhënë lajmin e bukur se së shpejti familja do të shtohet me një pjesëtar të ri.
Kimberly është sërish në pritje të ëmbël pas pesë fëmijëve, Olivia 8 vjeç, Joshua 7 vjeç, Leah 5 vjeç, Emilia 3 vjeç dhe Gëendolyn 16 muajsh.
Çifti është martuar në vitin 2010, e që atëherë siç mund të kuptohen James dhe Kimberly janë kujdesur më së miri që ta zgjerojnë familjen sa më shumë të munden.
Urime çiftit!



















