Ditën e djeshme në një nga kinematë e Tiranës u mbajt premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja” nën regjinë e Eduart Grishaj.
Miq e kolegë ishin të pranishëm në sallën e e kinemasë për të mbështetur punën e regjisorit të njohur të Top Channel. Siç tashmë dihet prej kohësh Eduarti po jeton një histori të bukur dashurie me moderatoren Arbana Osmani, për të cilën ai nuk harroi të shprehë vlerësimin duke e quajtur ‘frymëzim’ në fjalimin që mbajti pak para shfaqjes së filmit.
Bordo.al mëngjesin e sotëm i kushtoi një shkrim veshjes së Arbanës në premierën e filmit të partnerit të saj, për të cilën Osmani duket se i ka kushtuar tejet rëndësi duke zgjedhur aksesorë të markës luksoze Dior.
Ndër të ftuarit VIP që ishin të pranishëm dje në premierë, ishte edhe çifti Xhensila Myrtezaj-Bes Kallaku, me të cilët Arbana dhe Eduarti kanë krijuar shumë miqësi së fundmi.
Katërshja kanë shkrepur një foto në të cilën dallohet ‘përplasja’ e Xhensilës dhe Arbanës në aksesorët e zgjedhur për të kombinuar veshjet. Njësoj si Arbana, edhe Xhensila ka zgjedhur të njëjtat këpucë Dior, e po ashtu rripin nga po e njëjta markë, duke krijuar kështu një “Xing” veshje me mikeshën e saj Arbana.
Në një kohë kur moda është kthyer në universale dhe ‘e prekshme’ nga kushdo që dëshiron dhe ka mundësi, ‘përplasje’ të tilla nuk janë aspak të çuditshme.



















