Njihen të dyja për shijet e sofistikuara, dhe këtë radhë na treguan se cili është fundi I tyre I preferuar, që do të thotë se duhet t`I kushtojmë vëmendje, sepse ndoshta, duhet ta kemi dhe në në garderobën tonë ( përderisa e thonë këto dy “mbretërore“)!!!. Është fjala për fundin e lëkurës, që vjen pas trupit dhe ulet deri poshtë gjurit. Meghani, e cila I ka treguar dhe më parë preferencat e saj për veshjet e lëkurës, mbante veshur një fund të tillë të kuq nga Hugo Boss, të cilin e kishte kombinuar me një bluzë pak më të errët, por në një gamë të ngjashme ngjyre.
Ndërkohë që me të njëjtin fund ishte shfaqur një ditë më parë dhe Letizia, e cila kishte preferuar megjithatë një kombinim pak më “shik“, me një bluzë të bardhë me mengë të fryra, dhe një detaj delikat dantelle.
Të dy kombinimet janë shumë të bukura, nuk dimë ta ndajmë kush është më mirë!





Parashikimi i horoskopit, 25 tetor 2019








Parashikimi i horoskopit, 24 tetor 2019






