KreuBusull

VIDEO/ Nuk ju premtojmë se do t’i mbani dot lotët; ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani dhe surprizon të ëmën!

 

Shkëlqim Hoxha është një prej ushtarëve të shumtë të cilët prej kohësh kanë  shkuar me mision në Afganistan.

I riu nga Shqipëria pasi ka kryer shërbimin ushtarak që ka si mision të rrisë nivelin e sigurisë dhe të përmirësojë ndjenjën e mbrojtjes tek popullata afgane, është kthyer në Atdhe pa lajmëruar të afërmit.

Menjëherë pasi ka prekur tokën mëmë, Shkëlqimi ka mbajtur frymën për tek puna e nënës së tij për t’i bërë asaj surprizën e bukur.

 

 

E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni. #KrenariPërFA??

A post shared by Olta Xhacka (@oltaxhacka) on

Ministrja e Mbrojtjes ka ndarë në rrjete sociale momentin prekës kur i biri surprizoi të ëmën teksa ju shfaq fare papritur në ambientet e punës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF