KreuStil Jetese

Zbulohet emri; Ja si do të quhet stadiumi i ri

Stadiumi i ri, ish-Qemal Stafa ka tashmë një ëmër të ri. I njohur edhe si Arena Kombëtare, impianti më i madh sportiv dhe modern në vendin tonë do të quhet “Air Albania Stadium”.

Top Channel ka mësuar eksluzivisht se kompania ajrore shqiptare ka qenë ajo që është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtar për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 eurosh në vit.

Sipas TCH , kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar.

Emri i ri i stadiumit vendoset vetëm pak ditë përpara ianagurimit të tij, event ky që do të ndodhë në 17 nëntor, kur do të luhet edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF