Këngëtari Kastro Zizo ka qenë pjesë e “E Diela Shqiptare”, për të prezantuar këngën e tij të re me të cilën konkurron në në festivalin “Kënga Magjike”.
Kënga titullohet “Pema e jetës”, e ndaj Ardit Gjebrea e ka ngacmuar këngëtarin lidhur me kuptimin e kënges.
Sot me artistët Big java 7 e @kengamagjikeofficial @kastro_zizo_ @georgeorjoe @orgesazaimi
Gjebrea e ka pyetur nëse kënga po të kuptohet se po shtohen degët (fëmijët) dhe në njëfarë mënyre Kastro Zizo e ka konfirmuar këtë lajm.
Kastro: “Më mirë të dëgjojmë këngën” .
Arditi: “Cun apo goc?”– pa marrë përgjigje nga këngëtari.
Më pas, Kastro zbuloi se si në vitin 2006, pasi doli nga “Kënga Magjike”, lindi djali i tij Dankan. “Tani që e mendoj ,pasi dola te “Kënga Magjike” në 2006 u nisa me vrap se po lindte Dankani, kështu që kompeticioni ka qënë si ogur” ka thënë Kastro.
“Për fëmijët?” -e pyeti Arditi, ndërsa këngëtari konfirmoi: “Po!”
Kastro është gjithashtu baba i vogëlushit Dankan dhe një vajze me emrin Nia.



Parashikimi i horoskopit, datë 4 nëntor 2019

Aktorja që kur ndahet, bëhet më e bukur!







Parashikimi i horoskopit, datë 02 nëntor 2019








