KreuStil Jetese

Look-u mbretëror i ditës: mbretëresha Letizia dhe fundi i saj “low cost“!

Nuk mund ta quajmë “mbreteresha e riciklimit“, sepse monarkja e Spanjës ka shoqe kur vjen fjala tek përdorimi i të njëjtave veshje, duke nisur nga Maxima e Holandës e deri tek Kate Middleton. Ashtu si ato, edhe mbretëreshës Letizias I pëlqen t`i fusë vazhdimisht në përdorim veshjet  e saj. Sekreti? I kombinon gjithmonë me aksesorë të ndryshëm. Kaq shumë i pëlqen kjo gjë, sa e ka veshur disa herë gjatë këtyre muajve fundin e vet “low cost“ prej 96 eurosh!

Letizia ka disa rregulla përsa I takon garderobës së saj, ku përfshihen takat e larta dhe ngjyra e kuqe. Takat sidomos i ka të referuarat e saj: Letizia nuk vesh këpucë të sheshta apo atlete. Edhe aksesorë nuk vë shumë, përvecse në rastet zyrtare.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF