KreuStil Jetese

Jennifer Lopez ishte një perëndeshë e vërtetë në Governors Awards; veshja e saj i eklipsoi të gjitha!

Charlize Theron u shfaq mjaft elegante në galanë e përvitshme të Governors Awards me fustanin e saj të zi me të bardhë, dhe Scarlett Johansson tërhoqi vëmendje gjithashtu.

Por ajo që i vendosi “ standartet e arta“ në ceremoni ishte Jennifer Lopez, me fustanin e derdhur në ngjyrë të florinjtë që i la të gjithë pa fjalë!

Fustani bust kishte dhe një fjongo të madhe në shpinë, e cila e bënte edhe më joshëse pamjen e aktores së famshme.

Tek dekolteja e Jenniferit ra në sy edhe varësja e mahnitshme me diamantë dhe vëthët ë gjatë plot shkëlqim, kombinuar të gjitha këto me një cantë elegante dore në ngjyrë të zezë.

Ja dhe disa nga veshjet e tjera më të bukura të mbrëmjes:

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF