KreuStil Jetese

E veshur me marka; Vajza 1 muajshe e Ermal Fejzullahut, fashionistja e ardhshme e Instagramit!

Vajza e vogël e familjes Fejzullahu, Ana mbush sot 1 muaj jetë. E duket se vogëlushja do të jetë fashionistja e ardhshme në Instagram e nuk ka sesi të ndodhë ndryshe!

Më një mama si Ariana që ndjek trendet dhe njihet për stilin e saj edhe Ana do të vishet e kombinohet më së miri nisur nga gustot e të  ëmës.

Bashkëshortja e këngëtarit ka qenë ajo që ka publikuar dy foto të vogëlushes që erdhi në jetë më 26 shtator të veshur me kostum “Calvin Klein” të zi, të kombinuar me aksesorin e kokës për të festuar muajin e parë të jetës së mbretëreshës së saj.

Ana Fejzullahu është gëzimi më i vogël në familjen e Ermalit dhe Arianës që, janë gjithashtu prindër të dy vajzave Era dhe Buna dhe një djali të quajtur Art.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF