Lidhja mes Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt nuk ka më dyshime që është bërë serioze. Pas zërave se dyshja ka nisur bashkëjetesën në shtëpinë e re të prezantueses, një tjetër detaj na la të kuptonim se historia e tyre e dashurisë qenka bërë serioze e se regjisori është prezantuar në familje Osmani.
36-vjeçarja ka udhëtuar disa orë më parë me stafin e emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” në Theth për të xhiruar sportin e emisionit që pritet të nisë së shpejti xhirimet.
Por Arbana dhe Eduarti nuk kanë qenë vetëm në shoqërinë e stafit të tyre, pasi siç shihet edhe nga fotot e postuara në Instagram, në grup me ta ka qenë edhe vëllai i vogël i prezantueses, Sidriti.
Ky detaj, na bën të kuptojmë kështu se Arbana e paska prezantuar në familje partnerin e saj e tashmë ky i fundit njihet e shoqërohet edhe më vëllezërit e familjarët e saj.
Arbana është motër e vetme dhe ka dy vëllezër të quajtur Sidrit dhe Shpati me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.




Parashikimi i horoskopit, 26 tetor 2019






Parashikimi i horoskopit, 25 tetor 2019








Parashikimi i horoskopit, 24 tetor 2019

