KreuStil Jetese

Pas skandalit, aktorja e “Shtëpiake të Dëshëruara” del nga burgu; Ja gjendja e saj

Aktorja e njohur Felicity Huffman është liruar nga burgu pasi vuajti 11 ditë nga dënimi i saj 14 ditor. Burime të “people” konfirmojën se aktorja 56-vjeçare la ambientet e insitucionit federal në Dublin, Californi të premten, pasi u ndaluar më 15 tetor.

Në fakt, zyrtarisht ishte planifikuar që dënimi i saj të përfundonte të dielën e 27 Tetorit, por ajo u lirua 2 ditë me herët. Ylli i kinemasë u lirua nga burgu i sigurisë së ulët për gratë sepse, nën politikën e burgut, të burgosurit e planifikuar për lirim në fundjavë lihen të lirë të Premten, tha Byroja e Burgjeve e SHBA.

Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara” u ndaluar ditë më parë për përfshirjen e saj në skandalin e pranimeve në kolegj. Ajo është prindi i parë i dënuar në skandalin që përfshiu dhjetëra prindër të pasur të akuzuar për ryshfet që kërkonin të regjistronin fëmijëve të tyre në universitete elitare apo të mashtronin me provimet e pranimit në kolegj.

Skema e mashtrimit është çështja më e madhe e ndjekur penalisht nga Departamenti i Drejtësisë i Sh.B.A. lidhur me pranimet në kolegj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF