KreuStil Jetese

E bija e vetme feston ditëlindjen, SI KURRË MË PARË, Vera Grabocka ngjitet në skenë dhe e SURPRIZON!!!

Linda, vajza e vetme e regjisores së njohur shqiptare Vera Grabocka festonte mbrëmë ditëlindjen e saj.

Por nënë e bijë nuk mund të ishin pranë njëra-tjetrës për shkak se 28 Tetori i këtij viti ka përkuar me mbrëmjen live të spektaklit të kërcimit “Dance ëith me”, e andaj Grabocka ka zgjedhur ta surprizojë atë në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Krah stafit të saj Vera e nisi kolazhin e urimit me një dedikim shumë të veçantë dhe emocionues për të bijën e saj:

“Përshëndetje e dashur Linda! Siç e sheh unë jam në punë, si gjithmonë. Por sot është dita më e bukur e jetës time, më e mrekullueshmja. Më vjen keq, shumë keq që nuk jam me ty! Por sot jam me stafin më të mirë në botë dhe të gjithë bashkë duam të të urojmë gëzuar ditëlindjen”, tha Vera dhe të gjithë më pas kënduan këngën e ditëlindjes.

 

 

Happy Birthday to the JOY of my life ❤️ #Linda

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka) on

Linda është vajza e vetme e çiftit të artistëve Vera Grabocka dhe Timo Flloko.

Prej vitesh ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka studiuar dhe njohur edhe dashurinë e saj, një djalë nga izraeli me të cilin kurorëzoi dashurinë në shtator të 2008-ës. Sot Linda është nënë e dy djemve të quajtur Jonathan dhe David.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF