KreuStil Jetese

Florian Agalliu konfirmon largimin nga “Top Channel”; Merr me vete edhe bashkëshorten autore

Lajmet më të fundit mbi largimin e tij nga Top Channel dhe nga emisioni “Në shtëpinë tonë” i ka konfirmuar edhe vetë Florian Agalliu. Prezantuesi, i pyetur nga Anabel.al, ka pohuar se duke filluar që nga muaji janar i vitit të ardhshëm ai nuk do të jetë më pjesë e emisionit të drekës.

Sa i përket arsyeve që e çuan drejt këtij vendimi, Agalliu ka treguar se ato kanë qenë krejt personale dhe se bashkë me të do të largohet edhe bashkëshortja e tij, autorja e programit “Në shtëpinë tonë” prej 5 vitesh ë nga momenti kur ka nisur emisioni.

“Po, është e vërtet që do të largohem nga Top-i. Po largohem me dëshirën time. Këtij vendimi i është bashkuar edhe bashkëshortja.”, ka thënë Florian Agalliu.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF