KreuStil Jetese

Ku kishte humbur?! Këngëtarja e ëmbël shqiptare i rikthehet muzikës pas një mungese të gjatë

Ajo ka qenë padyshim një ndër këngëtaret dhe zërat e ëmbël që prej shumë vitesh i mungon muzikës shqiptare. Luar Arani, e njohur në art si Luar, është rikthyer sërish në tregun muzikor falë bashkëpunimit më të fundit të realizuar me artistin Mc Kresha.

Artisja e cila bëri bujë 7 vite më parë me këngën “Përgjimonë” bashkë me Flori Mumajesin ka vendosur të jetë pjesë e bashkëpunimit për këngën “Thg Life” që është publikuar vetëm pak orë më parë.

Jo më me flokët ngjyrë mjalti si dikur, por me ëmbëlsinë e portretit dhë zërit, Luar në klip shfaqet brune e si një zonjushë japoneze. Po t’i hedhim një sy llogarisë personale të artistes në Instagram kuptohet se ajo i adhuron udhëtimet dhe ka një galeri fotosh të shkrepura në shumë vende të ndryshme të botës.

Prej pak kohësh Luar është e angazhuar plotësisht si menaxhere projekti pranë një OJF-je që merret dhe i dedikohet sportit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF