Greta Thunberg është zgjedhur “Personazhi i Vitit 2019”, sipas revistës Time.
16-vjeçarja suedeze është personaliteti me moshën më të re që ka mundur të fitojë titullin prestigjioz dhe kopertinën e revistës, që prej më shumë se 90 vitesh zgjedh dhe publikon personalitetet të njohur nga fusha të ndryshme të jetës.
Fotografia e Thunberg në kopertinë është shoqëruar me sloganin, “Forca e rinisë”. Adoleshentja e famshme ka mundur në këtë garë Presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe njihet në gjithë botën për ndërgjegjësimin dhe fushatën kundër ndryshimeve klimaterike.



















