KreuStil Jetese

“Kur isha shtatzënë kuptova që kisha tumor”, aktorja shqiptare bën rrëfimin prekës në emision

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, e cilësuar si një ndër më të kërkuara në profesionin e saj ka bërë një rrëfim prekës në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova.

Ajo foli shumë për profesionin e saj por u ndal pak minuta për të rrëfyer edhe ngjarjen e dhimbshme që i ka ndodhur 7 vite më parë.

Adriana ka kaluar një periudhë shumë të vështirë shëndetësore pasi në vitin 2012 kur ishte shtatzënë është diagnostikuar me tumor në kokë.

“Në vitin 2012-të unë kam qenë shtatzënë me fëmijnë e katërt dhe fillimisht gjithçka ka qenë në rregull deri në një moment kur kisha marra mendje, të vjellura dhe ok, ia lashë shtatzënisë. Por kuptova që nuk ishte puna e shtatzënisë por se unë në kokën time kam një tumor e nuk i ka treguar kërkujt.”, u shpreh Matoshi.

Ajo ka pranuar madje edhe të luajë një film që ishte propozuar e që fillimisht kishte thënë jo, por ndryshoi mendjen sepse mendonte se ky mund të ishte filmi i saj i fundit dhe ka treguar edhe vështirësitë që ka sheshxhirim.

Aktorja ka treguar se pasi ka lindur vajzën, 3 javë më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjika në kokë për të kuruar tumorin.

“Ka qenë shumë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar”, rrëfen nëna e 4 fëmijëve.

Adriana Matoshi ka qenë e martuar me aktorin Albert Sylejmani që është edhe babai i fëmijëve të saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF