KreuStil Jetese

Zbulohet lidhja! A është ky çifti më i ri i showbizit shqiptar?

Ajo i është rikthyer rrjeteve sociale pas një periudhe mungese e duket se kësaj here ka vendosur të jetë më e hapur me publikun që e ndjek.

Këngëtarja Rina Balaj mendohet se ka nisur një lidhje dashurie me reperin greko-shqiptar Sin Boy me të cilin ka realizuar edhe bashkëpunimin e këngës “Gigi”, gjatë kohës që Rina ka qenë nën menaxhimin e kompanisë Onrecords.

Një foto e fundit e Rinës me reperin Sin Boy ngjalli dyshime tek të gjithë se ka diçka më shumë mes dy artistëve. Artistja shihet teksa i dhuron një puthje reperit duke përforcuar edhe më zërat për një lidhje mes tyre.

Kujtojmë që dyshja kanë punuar edhe një bashkëpunim të ri të quajtur “Tenancion” i cili ende nuk është publikuar zyrtarisht.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF