Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora mund të ketë nisur një romancë të re me kolegun e saj, aktorin Rafferty Law.
Rita dhe Law momentalisht janë pjesë e xhirimeve të filmit më të ri “Twist” dhe gjatë eventit të British Fashion Awards u panë dorë për dore së bashku duke nxitur kështu zërat se midis tyre mund të ketë nisur një histori dashurie.
Artistja 29-vjeçare dhe aktori 23-vjeçar lanë për pak kohë sheshxhirimin e filmit këtë të hënë në mbrëmje dhe u fotografuan dorë për dore në after party-n e British Fashion Awards, organizuar nga stilisti Giorgio Armani.
Rita e veshur bardhë e zi dhe aktori me të zeza, dyshja ishte kombinuar më së miri dhe ishin në të njëjtën linjë sa i përket veshjeve të tyre.
DailyMail shkruan se ka kontaktuar me përfaqësuesit e dyshes, por deri më tani nuk ka asnjë deklaratë.
Kujtojmë se Rafferty Law është djali i aktorit të famshëm Jude Law.