Ka ndërruar jetë fatkeqësisht sot në Spitalin e Traumës 20-vjeçarja Xhesika Biquku, e cila ndodhej prej 3 ditësh në gjendje të rëndë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bilanci tashmë shkon në 51 veta. E ndjera kishte pësuar plagë të mëdha në kokë pas rënies së disa tullave nga banesa e saj në zonën e Kombinatit.
Ajo pritej të transportohej drejt Italisë me helikopter disa ditë më parë, por mjekët anulluan fluturimin jashtë shtetit teksa rrezikohej seriozisht jeta e saj.
Dy ditë më parë, në një lidhje telefonike për Report Tv, Ilia Biqiku, babai i 20-vjeçares Xhesika, që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, i përlotur fliste për të bijën teksa lutej që ajo të shpëtonte dhe të bëhej mirë. Në momentin e tërmetit ai ka qenë në shtëpi me gruan dhe dy vajzat, por kur kanë dalë jashtë kanë rënë tulalt e katit të pestë në Kombinat.
“Tullat zunë gruan të parën, pastaj çunin, pastaj Xhesin. Xhesi do të kishte shpëtuar nëse unë nuk do të isha penguar. Unë u pengova aty dhe rashë nga tre metër larg. Aty tullat i kishin rënë gocës në kokë. Kur kthehem i thërras gruas thashë nuk cohem më kanë rënë tullat, i them gocës tjetër, më kanë rënë tullat. I marr dalë pas pallatit, pastaj del një makinë një çift, një çun dhe goc e re më çuan në spital direkt. Xhesika ka dëmtime në kokë. Na kanë thënë se ka dëmtime në tru dhe ka çarje nga llamarina. Trurin e ka shumë të dëmtuar thanë mjekët. U thash çojeni në Itali, ju jeni ekspertë. Le të kisha vdekur unë, pro ajo goc e re, 20 vjeçe. Pallati është i pabanueshëm, i ka vënë shirit bashkia. Është ndërtuar në ’72-shin. Kërkoj që të shkojë goca në Itali të shërohet dhe të gjej një banesë, ndonjë shtëpi përdhese që mos të vritemi më. Unë flej në spital, nuk flej më në shtëpi. Më zë gjaku nuk hy dot ta shoh.” tha Ilia Biqiku.



Aktori i “Klanifornia” humb njeriun e zemrës!




Horoskopi SOT, e shtune 30 nentor 2019












