KreuStil Jetese

Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”: “E kam të pamundur…nuk jam në gjendje të gëzoj”

Besa Kokëdhima është tërhequr nga gara e festivalit “Kënga Magjike”. Artistja në një deklaratë publike bërë pak orë më parë në Instagram ka pohuar se për shkak të tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit që ka prekur vendin ajo e ka t ëpamundur të performojë në skenën e festivalit.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019”

Në shenjë zie dhe pikëllimi për jetët e humbura dhe gjendjen dramatike që ka pllakosur vendin këngëtarja i është bashkuar kështu artistëve që kanë vendosur të anulojnë koncertet dhe pjesmarrjet e tyre në evente festive. Besa nuk ka nguruar të falenderojë edhe stafin organizativ të festivalit duke pohuar se ‘heshtja’ është mënyra e saj për të kontribuar në lehtësimin e dhimbjes dhe respektimit të jetëve të humbura.

“Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, përfundon artistja.

Besa Kokëdhima konkurronte në këtë edicion të festivalit me këngën “Histori”.

 

 

Histori ? music & lyrics by me Arrangement @darkodimitrov ? Mund t’me shohesh poshte Mund t’me flakesh pas Mund te besh me mua sic ke bere cfare ke dash’ Shpirtin ma ke marre S’kam me cfare humbas Force T’mos harroj kush jam Lot Te ringrihem prape Te hedh nje hap T’mos kthehem pas Kur historia te ktheje Mes fytyrash do t’gjej Te t’them ne sy gjunjet pa mu prere Te duash ty, eshte parajse ne ferr Kur historia te ktheje Do kerkosh t’fundit here Te te mbaj ne gji te t’i fal une krejt Te duash ty eshte parajse ne ferr Te besova ty ne cdo cast, cdo marrezi Te mendova ty dhe kur trupi me kish ngrire Zeri im u ngjir, therras fort emrin tend Force T’mos harroj kush jam Lot te ringrihem prape Te hedh nje hap Te t’le ty pas Ref x 2 Me fal qe erdha sonte pa njoftim Per mua s’ka mbaruar ti e di… Nje shprese e kam une ende Se do t’gjej diku prape Ai qe do me shume jo nuk fat Se kur do me shume jo nuk ke fat Lot x 2 Force x 2 Refren x 3

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF