Rudina Xhunga ka ndarë në publik një histori të sajën të parrëfyer më parë. Gazetarja e njohur ja qenë e pranishme në një takim të organizuar nga Prokuroria e Tiranës, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe gjatë fjalës së saj ka treguar një rast personal të viteve 2003-2004 kur është kërcënuar me mesazhe të pështira nga një i panjohur.
Gazetarja rrëfeu se e kishte paditur por prokuroria e kishte lënë të lirë kërcënuesin, me pretendimin se nuk ka vepër penale pasi e donte.
“Kam një eksperiencë personale me prokurorinë e Tiranës në 2003-2004. Më kërcënonte një njeri i çmendur, më çonte mesazhe pa fund. Mesazhe të pështira. E durova, pasi mendova se “je person publik dhe se duhet të paguash një ‘çmim’”. E lejova të vazhdonte të shkruante, deri sa e padita deri sa u friksova, pasi më kërcënoi. Por më erdhi përgjigja; se ai nuk kishte shkaktuar shkaktuar asnjë vepër penale, pasi më donte. Epo kjo është dhunë ndaj gruas, ndaj njeriut. Një i çmendur më donte. Një i ri që nuk donte veten e vet, më donte mua. Dhe unë duhet ta lejoja?! Ligjet ndryshuan. Tani nuk është kaq e lehtë të duash në këtë mënyrë. Kjo është përndjekje. Tani e sqaruan se kjo është përndjekje dhe jo dashuri. Atëherë mungonte ligji. Kështu bëhen ligjet pak nga pak. Duhet të ngrihet zëri duke mos pasur turp që të dëgjojnë”, tha gazetarja.




Parashikimi i horoskopit, datë 25 nëntor 2019

Horoskopi ditor, e dielë-24 nëntor 2019











Horoskopi ditor, e shtunë – 23 nentor 2019



