Rita Ora ka hapur zemrën me fansat e saj në një postim të veçantë të bërë pak orë më parë në Instagram. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer betejën e saj me sëmundjen shëndetësore që siç shprehet vetë ‘po e shkatërron’.
Ylli i muzikës ka probleme me grykët të cilat ia vështirësojnë punën dhe gjendjen shëndetësore duke qenë se 28-vjeçarja e shtyn veten për të bërë më të mirën pa i kushtuar rëndësi pasojave në shëndet.
“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, shkruan Rita Ora.
Pavarësisht se këngëtarja kurohet dhe merr mjekim për këtë problem të sajin, duket se nuk ka pasur asnjë përmirësim. Problemi shëndetësor me grykët e kadetyruar edhe më ehrët këngëtaren që të anulojë koncertet e saj për shkak të vështirësive për të kënduar e performuar në skenë.





Horoskopi ditor, e shtunë – 23 nentor 2019










Parashikimi i horoskopit, datë 22 nëntor 2019



3 përfitimet nga reduktimi i sheqerit…

