Familja Kallaku e ka realizuar tashmë kartolinën e saj për festat e fundvitit. Aktori Bes Kallaku, bashkëshortja Xhensila dhe vajza e vogël 16 muajshe Ajka kanë realizuar së fundmi kartolinën e tyre për festat e këtij fundviti.
Teksa zbukurojnë pemën, gatuajnë biskota e luajnë së bashku, me të qeshurat e vogëlushes në sfond, videoja është e gjitha për t’u parë pasi momentet janë vërtet kaq të ëmbla.
“Zoti im, sa mirënjohës te jemi. Ne fund të ditës, gjithçka çfarë njeriu kalon, sukses apo dështim, paqen e vërtete dhe lumturinë e vërtetë e gjen tek familja. Ky është bekimi më i madh. Ajka më e shtrenjta jonë, do të jepnim botën nëse do mundeshim për ty”, shkruan Xhensila nën videon e shpërndarë vetëm pak minuta më parë.
Çifti, i cili gjatë gjithë kësaj kohe është treguar i rezervuar me imazhin e të voglës së tyre, kanë vendosur të jenë më të hapur me publikun e të ndajnë me ndjekësit dhe fansat edhe momente me Ajkën e vogël, që erdhi në jetë në korrik të 2018-ës duke i bërë ata prindër për herë të parë.



Parashikimi i horoskopit, datë 22 nëntor 2019



3 përfitimet nga reduktimi i sheqerit…



Parashikimi i horoskopit, datë 21 nëntor 2019

Jennifer Lopez imazhi i ri i markës së njohur!









