KreuStil Jetese

Mungoi në inagurim, Kastriot Tusha-Ardit Gjebreas: “Prita një ftesë nga ti për të kënduar himnin në stadium…”

Tenori i famshëm shqiptar Kastriot Tusha mungoi në ceremoninë e inagurimit të stadiumit të ri kombëtar, ceremoni e cila u realizua nga Ardit Gjebrea.

Tusha, i cili ka qenë i pranishëm në shumë ceremoni për të kënduar himnin kombëtar, mungoi në eventin e së dielës dhe shkak për këtë është bërë mungesa e një ftese nga ana e organizatorit të ceremonisë hapëse.

Në ceremoninë hapëse Gjebrea zgjodhi që himnin t’ja besoi këngëtares Jualian Pasha dhe Tusha ka qenë ai që ka shprehur dëshirën për të qenë edhe ai pjesë e saj. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, tenori është shprehur se priste një ftesë nga Gjebrea dhe se riste që performanca e himnit të ishte ndryshe nga ajo që u realizua.

“E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme. Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore. Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh tenori që e hapi emisionin sportiv duke kënduar live himnin shqiptar.

Të ndarë në mendime ishin edhe prezantuesit e emisionit në fjalë. Edi Manushi i tha tenorit që me siguri do të ketë shumë mundësi të tjera për të kënduar himnin ndërsa Ilda Bejleri ishte dakort me artistin duke thënë se “ai (Kastrioti) e ka kënduar gjithnjë himnin dhe mos ta këndojë në përurimin e stadiumit të ri, ka mëse të drejtë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF