KreuStil Jetese

Modelja e famshme pret flokët; a është ky trendi i ardhshëm?!

Nëse jeni duke menduar për një model dhe rperje të re flokësh mendojmë se modelja e njohur Bella Hadid do t’ju vijë në ndihmë.

Bella e cila prej ditësh është duke qëndruar në kryqytetin francez ka tërhequr vëmendjen në daljen e saj më të fundit në publik për shkak të look-ut të ri.

23-vjeçarja ka qenë e pranishme në “Vogue Fashion Festival Photocall” dhe dukej sensacionale me prerjen e re ‘bob’ të flokëve duke hequr dorë kështu nga flokët e gjata për një model të ri.

 

Modelja e njohur me këtë prerje të re deri te mjekra mund të ketë përcaktuar në një farë mënyrë edhe një nga tendencat e reja të modeleve për këtë sezon, duke marrë parasysh edhe ndikimin e madh që kanë modelet dhe vajzat e njohura në përcaktimin e trendeve të reja. Duket thënë se edhe kjo gjatësi floku i shkon shumë brunes me sy të shkruar.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF