KreuStil Jetese

LISTA: 5 këngëtarët VIP që do të performojnë në inagurimin e stadiumit të ri

Të dielën e 17 nëntorit në orën 20:30 do të përurohet stadiumi i ri “Air Albania” në një ceremoni ku pritet të performojnë disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare.

Sipas Anabel.al, pak para ndeshjes debutuese të kombëtares shqiptare me kombëtaren franceze, do të mbahet edhe spektakli i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea. Kështu e para që do të performojë do të jetë këngëtara Era Istrefi që do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it Up”.

Më pas, në skenë do të ngjitet Flori Mumajesi, që do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti” pasuar nga Aurela Gaçe që do të këndojë “Xhamadani vija vija”.

Në event nuk do të mungojnë as dy himnet e përfaqësueseve ku himni i Shqipërisë do të këndohet nga Juliana Pasha ndërsa ai frnacez nga Besa Kokëdhima, duke qenë se kjo e fundit prej disa kohësh jeton në Francë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF