KreuStil Jetese

Gjendet pa jetë regjisorja shqiptare, vajza e akademikut të njohur

Mëngjesin e kësaj të mërkure, 13 nëntori është gjendur pa jetë regjisorja e njohur nga Kosova Arzana Kraja.

Arzana, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka ndërruar jetë në rrethana misterioze dhe të paqarta ndërkohë që Policia e Kosovës ka konfirmuar gjetjen pajetë të një gruaje në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, pa bërë me dije shkaqjet e ngjarjes.

Lajmin për humbjen e Arzanës e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës ku ka shprehur edhe ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”.

Regjisorja kosovare njihet më së miri për filmin “Shkurta”, ndërsa debutoi me filmin “Fusha e mëllenjave”, i cili bëri hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFestit 2019.

Ndërkaq, filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e mjellmave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit në “Berlinale”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF