KreuStil Jetese

VIDEO/ “Ka plagë në trup, nuk na lejon t’ia shohim”, flet babai i Alvinit 11 vjeçar

Emisioni “Open” në Top Channel, nën drejtimin e gazetares Eni Vasili ka udhëtuar drejt Italisë në shtëpinë e familjes Berisha, familja e Alvinit të vogël 11-vjeçar që vetëm pak ditë më parë u nxorr nga kampi në Siri.

I ati i Alvinit që mirëpriti stafin e emisionit hapi derën e shtëpisë për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e ndihmuan në këtë betejë të gjatë për të shpëtuar vogëlushin nga kampi famëkeq.

Afrim Berisha u shpreh se gjëja e parë që ka ndërmend të bëjë për djalin janë vizitat sepse gjatë qëndrimit në kamp, Alvini ka pësuar dëmtime në këmbë dhe kofshë.

“Po pres të bëj vizitat. Kam folur me spitalin, me doktorin. Duhen letrat që të shohim këmbët dhe gjithë të tjerat,” tha ai.

“Ka dhe plagë nën dhe mes kofshëve,” shtoi babai i tij, gjyshi i Alvinit. “Dhe nuk t’i tregon mezi ia ka parë Afrimi. S’e dimë pse i fsheh

Afrimi mendon se djalit i vjen turp nga plagët e marra dhe se prej tyre, babai do ta braktisë sërish.

“Sa i hipëm në makinë dhe dolëm në autostradë e pyeta në donte të hante diçka. Më tha po. E pyeta a do të shkojë në banjë, më tha po. S’më la të hyja brenda. Aty dyshova që ka diçka që fsheh që të mos e shoh unë. Gjatë rrugës i thashë që i kam blerë rroba dhe u ngjitëm t’i ndërronim. Kur e kam parë… Dhe ai ngeli, nuk e di se cfarë ka menduar. Ndoshta, ‘më pa babi që jam plagosur, do më lërë këtu.’ Bëri çmos të mos ia shihja. Kush e di ç’ka menduar. “Plagët i ka të mbyllura, por ka vuajtur shumë,” përfundon Afrimi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF