Në një zgjedhje duket të minutës së fundit, Kate Middleton ka zgjedhur të vendosë vëthët me gurë zafiri të princeshës Diana. Dukesha e Kembrixhit I ka kombinuar ato me fustanin e trashë ngjyrë blu e të puthitur pas trupit që veshi në eventin e Trustit Kombëtar të Emergjencave në Londër, një qendër bamirësie private që do të sigurojë përgjigje emergjente ndaj fatkeqësive të tilla në Britaninë e Madhe si zjarri I tmerrshëm I Kullës Grenfell.
Williami ishte parashikuar në fillim të merrte pjesë I vetëm në event, dhe bashkëshortja u “shtua“ në axhendë vetëm këto ditët e fundit. Dukesha mbante një fustan nga Emilia Wickstead, forma e të cilit theksohej me një rrip të trashë në mes, I cili qe kombinuar me mjaft hijeshi me spilën në fotrmë lulëkuqe, këpucët e zeza nga Jimmy Choo dhe cantën e zezë të dorës me lëkurë krokodili.
Megjithatë, vëthët ishin pika e fortë e veshjes së saj, ashtu sic kanë qenë dikur një pikë e fortë edhe e veshjeve të Dianës.


Zbulohet emri; Ja si do të quhet stadiumi i ri





I dashuri i Dua Lipës akuzohet për vjedhje!!!







Parashikimi i horoskopit, datë 8 nëntor 2019





