Angela Martini ka rrëfyer dramën e jetës së saj në librin e ri “Dashuri, shpresë, dritë” që do të jetë në Panairin e Librit Tirana 2019. Në libër, modelja shkruan për për kuptimin e jetës nga perspektiva e saj, duke u frymëzuar dhe marrë shembull të ëmën dhe jetën aspak të zakontë e të vështirë që ka kaluar.
Për të folur për librin e saj, Angela ka qenë e ftuar të martën në mbrëmje në “Opinion” duk ka rrëfyer për herë të parë edhe raportin e vështirë me njerkën e saj dhe ‘ndarjen’ nga nëna të cilën nuk mundi ta takonte për disa vite.
Prindërit e modeles janë divorcuar kur ajo ka qenë ende fëmijë e deri në moshën 10 vjeçare ajo jetonte gjyshërit dhe kushurinjtë në Shkodër. Asokohe ajo rrëfeu edhe sesi kishin tentuar ta rrëmbenin teksa luante pranë shtëpisë së saj duke treguar se një burrë i ishte afruar, i kishte thënë se njihte të atin e saj, i kishte ofruar akullore, për ta drejtuar më pas tek një makinë ku gjendeshin disa burra brenda.
Pasi e kishte kuptuar që ishte një tentativë për rrëmbim, Anxhela tregoi se ia kishte kafshuar dorën burrit dhe kishte vrapuar. Pas kësaj situate, e ëma e kishte dërguar atë në Zvicër tek i ati, ku Martini u përball me keqtrajtimet e njerkës së saj dhe vështirësitë për t’u takuar me të ëmën.
“[Marrëdhënia ishte] si historia e Borëbardhës,” tha ajo. “Ajo nuk më donte mua, [vetëm 10 vjeçe në atë kohë]. [Nuk e shihja këtë] vetëm te ngrohtësia, por edhe mashtrimet dhe shpikjet.”
Për shkak se i ati nuk e besonte, Angela vendosi të mos ia tregonte askujt çfarë po përjetonte. “E kam mbajtur sekret, derisa u bëra 18 vjeçe dhe ia tregova nënës. Gjithçka e mbaja brenda vetes.”
Mes intrigash e mashtrimesh, sipas rrëfimit të Anxhelës, njerka e kishte penguar edhe nënën e modeles të bashkohej me të bijën në Zvicëre si rrjedhojë për 10 vite ajo nuk e takoi të ëmën, pasi “njerka i kishte vënë vizën e kuqe për të shkuar në Zvicër”, por pas disa peripecish ia dolën të takoheshin.
“Mami kishte një nxënëse, e cila kishte një vëlla në Zvicër. Ai i tha që do të përpiqej ta ndihmonte. Njihte dikë që ishte zvicerian, të cilit i propozuan t’i gjenin një grua në Shqipëri. Ai nuk pranonte sepse s’e besonte dot që një grua të martohej me një burrë që nuk e ka parë kurrë. Ata i thanë të vërtetën e nënës sime, pse ajo donte të shkonte në Zvicër. ‘Do ta ndihmoj një nënë të bashkohet me vajzën,’ tha ai. Pasi mori letrat, i thanë në ambasadë që njerka ime e kishte bllokuar kalimin e saj në Zvicër. Arnoldi [burri zvicerian] u shpreh se ajo ishte e fejuara e tij. Kështu erdhi në Zvicër. Më pas, u dashuruan dhe sot janë bashkë.”
Sa i përket raportit që 33-vjeçarja ruan me të atin sot ajo tregoi se me të flet vetëm 1 ose 2 herë në vit.


Parashikimi i horoskopit, datë 13 nëntor 2019










Parashikimi i horoskopit, datë 12 nëntor 2019




Parashikimi i horoskopit, datë 11 nëntor 2019



Zbulohet emri; Ja si do të quhet stadiumi i ri
