KreuStil Jetese

Dorëzohet Rudina Dembacaj! Pranon publikisht ndarjen nga bashkëshorti

Pas muajsh të tërë thashethemesh, Rudina Dembacaj ka pranuar më në fund publikisht se ajo dhe bashkëshorti i saj Aleksandër janë duke u divorcuar.

Aktorja ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel ku ka treguar për herë të parë se çfarë fshihet në të vërtetë pas lajmeve të ndarjes së çiftit.

Rudina ka pranuar se çifti i është drejtuar gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre dhe padia është ngritur që në muajin qershor.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur ajo.

Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj u martuan në qershor të 2016-ës pas disa muajsh bashkë dhe u bënë prindër për herë të parë në 28 dhjetor të po atij viti.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF