KreuStil Jetese

U martua me miliarderin 80 vjeçar, aktorja 32 vjeçare pendohet 1 muaj pas dasme!

Aktorja turke Meltem Miraloğlu vetëm 1 muaj më parë u martuar në një ceremoni të fshehtë me një miliarder amerikan 80 vjeçar.

Ndonëse 32-vjeçarja u përpoq ta mbante sekret dhe larg vëmendjes së medias cermeoninë e kurorëzimit me bashkëshortin e ri, dasma nuk i shpëtoi syrit të publikut dhe mediave rozë.

Por kur sapo ka kaluar një muaj nga dasma e bujshme, për shkak të diferencës prej 48 vitesh që ekziston mes çiftit, mediat turke shkruajnë se aktorja është penduar për martesën dhe se po shkon drejt ndarjes.

“Dua të shpëtoj”, është raportuar të ketë thënë aktorja duke qarë, dhe duke kërkuar të kthehet në Turqi. Dasma e çiftit u mbajt në fillim të tetorit dhe aktorja ndodhet aktualisht në Amerikë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF