KreuStil Jetese

Rudina e pyet se ku i gjeti paratë për filmin ‘Falco’; Besi përgjigjet kështu!

Aktori Bes Kallaku pret që këtë 20 nëntor të shfaqet në kinema filmi i tij i parë, komedia “Falco”. I ftuar të premten në emisionin “Rudina” për të folur për këtë projekt të fundit, aktori tregoi se në film do të pasqyrohet realiteti shqiptar por i sjellë për publikun me nota humori i interpretuar jo vetëm nga aktor por edhe nga personazhe të njohur të showqbizit shqiptar.

Gjatë bisedës me moderatoren e njohur, Besi u shpreh se për filmin “Falco” ka punuar shumë duke sakrifikuar madje edhe familjen e tij.

“Kisha 31 ditë që nuk shikoja vajzën! Një ditë xhirimet i kisha në 10:00 dhe u zgjova në 9:00 e thashë do rri gjysmë ore me vajzën, por ajo kishte dalë nga liqeni. Janë segmente në jetë që prindërit duhet të bëjnë sakrificë. Unë u përfshiva në këtë projekt se dua të krenoj familjen time dhe doja të bëja diçka që është prodhuar rrallë në Shqipëri”.

Sakaq i pyetur edhe për burimin e të ardhurave për filmin dhe koston e tij aktori u shpreh se filmi ëbstë arritja më e madhe artistike vetjake dhe se ai është realizuar me mbështetjen e të ardhurave të gjithë familjes së tij. “Kam pasur edhe sponsora. Kam punuar me klering. Unë xhiroja aty dhe na jepnin drekës. Ka qenë pjesa më e vështirë”, ka treguar Besi.

Filmi “Falco” do të dalë në kinema më 20 nëntor.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF