Artistja e njohur Mihrije Braha ka festuar ditën e djeshme sitelindjen e saj. Në këtë 52 vjetor të lindjes nuk kishte kurrsesi si të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj, artisti Naim Abazi.
Të njohur në radhët e showbiz-it si një ndër çiftet më të dashururar e të lakmuar, dyshja edhe sot pas shumë vitesh martesë nuk i fshehin deklaratat kundrejt njëri-tjetrit.
Naimi ka zgjedhur fjalët më të bukura për të të uruar bashkëshorten e tij për ditelindje duke shkruar:
“Çdo fjalë thënë për ty o engjëlli ynë është pak, sepse je më shumë se fjala, se jeta se dita e se nata! Dhe ne të duam aq shumë! Të themi te jetosh më shumë dashuri dhe buzëqeshje me ne , se je burimi i jetës sonë dhe i buzëqeshjes tone! Urime DITËLINDJA! Naimi dhe Platori”, ka shkruar Naimi në profilin e tij në Facebook.
Mihrija dhe Naimi janë prindër të një djali i ardhur në jetë si fryt i martesës së tyre shumëvjeçare.












Parashikimi i horoskopit, datë 15 nëntor 2019







