KreuStil Jetese

Xhemi Shehu kthehet në identitet dhe look-un e ri e pëlqyen të gjithë

Xhemi Shehu-n e kishim harruar që dikur, në daljet e saj të para në ekran ka qenë brune.

Bjondja e ëmbël e Top Channel me sytë e shkruar vetëm disa orë më parë ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram me një look të ri.

Me flokë ngjyrë çokollatë në të njëjtën gjatësi e të krehur drejtë, Xhemi ka rrëmbyer dhjetra komplimente nga ndjekësit e miqtë që e kanë cilësuar këtë kthim në identitet si të gjetur dhe ‘të goditur’.

 

 

?

A post shared by Xhemi Shehu (@xhemishehu_) on

“Më në fund”, “Ky eshte identiteti yt keshtu te theksohet bukuria”, “e ne fund kthim ne identitet”, “Të shkojnë me shume kështu se sa bjonde”, janë vetëm disa nga komplimentet dedikuar yllit të “Portokalli”-së nën foton në fjalë.

Nuk dihet nëse Xhemi i ka lyer vërtetë flokët gjyrë çokollatë apo ka vendosur thjesht paruke, por gjithsesi duhet thënë se i shkojnë vërtetë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF