KreuStil Jetese

Pas divorcit, a është në lidhje Eneda Tarifa?

Thuajse 1 vit më parë këngëtarja Eneda Tarifa i dha fund martesës me partnerin e saj Erion Zaloshnja. Por pavarësisht ndarjes së bujshme, Eneda pranoi e ftuar në emisionin “Thumb on” se ajo dhe ish-bashkëshorti ruajnë marrëdhënie shumë të mira shoqërore për hir të vajzës së tyre të vetme, Arias.

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”, ka deklaruar ajo.

Sakaq artistja u pyet edhe nëse është dikush tjetër në jetën e saj për momentin, pyetje ndaj të cilës reagoi kështu: “Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF