20 nëntori është ditë e veçantë në jetën e aktorit Bes Kallaku. Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij dhe kjo nuk është e vetmja arsye që kjo datë, sidomos këtë vit të mbetet gjatë në memorien e aktorit.
Besi sot mbush 34 vjeç dhe surprizat kanë nisur që në mesnatë Bashkëshortja e aktorit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka suprizuar atë me një tortë tejet të veçantë. Torta është e zbukuruar me figurën e aktorit dhe simbolin e filmit të tij ‘Falco” dhe në të shkruhet edhe urimi “Edhe 100 baba”.
Por kjo ditë është e shënuar edhe në aspektin artistik të aktorit. Sot do të dal në kinema edhe filmi i tij i parë “Falco” një pasqyrim i realitetit shqiptar, sjellë me nota komike, ku do të jenë pjesë persoanzhe të njohur nga publiku.








Stil Jetese
Pas divorcit, a është në lidhje Eneda Tarifa?








Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 18 nëntor 2019



