Lajme të reja vijnë nga Jennifer Lopez. Kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor apo kinematografik por për industrinë e modës.
Këngëtarja e njohur është përzgjedhur për të qenë imazhi i ri i markës së njohur “Coach”. Publikimi i fytyrës së re globale të markës është bërë pak orë më parë ndërsa partneriteti i J.Lo me shtëpinë e modës do të shoh dritën e publikimit gjatë sezonit të pranverës 2020.
“Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim me Coach”, ka thënë Jennifer Lopez në një deklaratë. “Është një markë e përjetshme, e të cilas kam qenë gjithmonë adhuruese dhe koleksioni i ardhshëm flet vërtetë për stilin tim personal”.
“Jennifer është kaq autentike. Ajo është e vendosurde origjinale dhe ka ndjekur rrugën e saj për t’i bërë gjërat vetë. Ajo mishëron vërtetë prespektivën e Coach dhe fushatën tonë të re”, ka thënë Stuart Vevers. drejtori kreativ i Coach, i cili ka qenë fans i J.Lo që nga koha e “Jenny from the Block”.












Pas divorcit, a është në lidhje Eneda Tarifa?







