KreuStil Jetese

Cristiano Ronaldo martohet në fshehtësi, ja çfarë thotë sportisti për ‘dasmën private’

Orët e fundit mediat e huaja kanë shkruar se yli i futbollit,  Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me të dashurën e tij , Georgina Rodriguez.

Sipas një revistë të huaj, dyshja kishte kurorëzuar hitorinë e dashurisë në Marok dhe se të ftuar ishin vetëm miq të ngushtë e familjarë të çiftit. Madje lajmet shkuan deri aty saqë shkruan se Ronaldo kishte bërë edhe ndryshime në testament për të qenë i mbrojtur në rast ndarjeje nga brunia simpatike.

Por si qëndron e vërteta e këktyre lajmeve?

Burime pranë çiftit kanë hedhur poshtë zërat e një martesë të fshehtë e madje i kanë thënë mediave se vetë Ronaldo kur ka lexuar lajmet ka reaguar duke thënë se gjithçka është ‘fake news’ dhe të pavërteta.

Kujtojmë se Ronaldo është baba i 4 fëmijëve, djalit Cristiano Ronaldo Jr, binjakëve Eva Maria dos Santos dhe Mateo si dhe e vajzës Alana Martina nga marrëdhënia aktuale me Georgina Rodriguez.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF