KreuStil Jetese

Bëmë mama të të ngjajë! Vajza 3 vjeçare e Aurela Gaçes këndon “Xhamadanin” me kitarë

Nuk thonë kot që muzika është në gjak në një familje artistësh. E nga kjo nuk bën përjashtim as vajza e vogël e Aurela Gaçes, Abigail Isabelle që erdhi në jetë në 7 dhjetor të 2016-ës.

Por nëse vajzën e madhe të artistes vlonjate e kishim dëgjuar më parë të këndonte në Instagramin e mamit apo edhe në skenë, për princeshën e vogël nuk ka ndodhur kështu deri më dje.

Ylli i muzikës e ka filmuar të bijën teksa këndon këngën e njohur “Xhamadani vija vija” e që në vend të çiftelisë është duke përdorur kitaren.

 

 

O gojëëmbla ime❤ ? kitaren e kemi ne vend te çiftelise ne kete rast #qerojmemandarinanderkohe? #xhamadani #xhamadanivijavija #versioniri????????? #shqiperia #kosova

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

“O gojëëmbla ime❤ ? kitaren e kemi ne vend te çiftelise ne kete rast #qerojmemandarinanderkohe?”, shkruan Aurela krah videos e cila vetëm pak orë pas publikimit është parë afërsisht 61mijë herë nga ndjekësit e saj.

Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave dhe krahas dedikimit në familje, vijon të jetë ON TOP edhe në karrierën e saj artistike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF