KreuStil Jetese

A do të jetë Alfio në sallën e lindjes; Fatma habitet nga përgjigja e partnerit!

Prezantuesja Fatma Methasani dhe partneri i saj shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Pritja e ëmbël e Fatmës po përjetohet me shumë emocion nga çifti që në fillim të vitit të ardhshëm do të mirëpresin në jetë një djalë.

Por a do të jetë Alfio i pranishëm në sallën e lindjes krah partneres së tij?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë Alfio kur është shfaqur në intervistën që Fatma ka dhënë për emisionin “Pop Culture”, që do të transmetohet në ekran të shtunën.

“Normal që po”, ka thënë Alfio i bindur, duke surprizuar më së shumti të dashurën e tij të zemrës, e cila ka mbetur pa fjalë nga kjo përgjigje që mesa duket i ka ardhur e papritur.

 

 

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

Alfio dhe Fatma janë një ndër çiftet shumë të dashur të showbizit shqiptar që përcjellin shumë mirësi dhe dashuri në çdo foto e dalje publike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF