KreuStil Jetese

Ermal Mamaqi me familjen në Pragë! Misioni surprizë për ditëlindjen e mamasë do t’ju përlotë

Nëse e ndiqni Ermal Mamaqin në Instagram apo edhe nëse ndiqni Amin, me siguri e keni parë se prej disa ditësh familja Mamaqi po qëndron në Pragë. Në fakt së bashku me ta kanë qenë edhe prindërit e producentit dhe vëllai me familjen dhe i gjithë ky udhëtim familjar ka pasur një qëllim që do t’ju përlot.

E ëma e Ermalit është rritur në Pragë dhe ai ka dashur t’a surprizojë atë duke udhëtuar familjarisht për t’a rikthyer të ëmën pas 60 vitesh në vendin ku ajo ka kaluar fëmijërinë.

“Një udhëtim familjar emocionues… Një mision në Pragë. Një dhuratë për ditëlindje. Mbas 60 vitesh mami kthehet në vëndin ku u rrit. Qëllimi ishte të bënim 1 foto në shtëpinë ku jetoi për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë. Ishte e vështirë ta gjenim se Ambasada Shqiptare kish lëvizur 2 herë vendndodhjen gjatë këtyre viteve. Por e gjetëm… Vëndi kish mbetur i braktisur dhe i paprekur që atëherë… Faleminderit për suportin Z. AMBASADOR Ilirian Kuka. MISSION COMPLETED!!!?? Mamatë janë gjithmonë më të mirat… (Foto 1. Lart:Mami me motrën, vllain dhe gjyshen/Poshtë : Mami me djalin tim dhe mbesën time)”

Një dhuratë kaq e veçantë që vetë fjala “Mision i përmbushur” mund ta përshkruajë më së miri!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF